I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha është përfshirë në një konflikt së bashku me një të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK), Florent Gashi.
Në fillim mes dy të burgosurve ka pasur një konflikt i cili më pas ka përshkallzuar në përleshje.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, ka deklaruar ai