virusi covid

Dëmtime që zgjasin 20 vite, zbulohen pasojat që COVID lë në tru

May 4, 2022
1 minut lexim

Forca goditëse e virusit Covid-19 duket se ka arritur në një pikë, ku nuk shqetëson më askënd, pasi vdekshmëria ka arritur thuajse në pikën zero dhe shumica e vendeve kanë hequr masat mbrojtëse, të vendosura në kohën e pikut të pandemisë.

Por, një studim i fundit që është kryer nga Universiteti i Kembrixh në Britani ngre dyshime mbi pasojat afatgjata që Covid mund të shkaktojë në trurin e të prekurve, të cilat mund të zgjasin deri në 20 vite.

Sipas këtij studimi, personat që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë shtruar në spital prej Covid-19, mund të vuajnë dëmtime në tru që zgjasin deri në gjashtë muaj.

Ndër simptomat, përfshihet vështirësia për të gjetur fjalët e duhura dhe aftësia për të procesuar me informacionin e marrë në një kohë të shkurtër.

Studiuesit theksojnë se nga 60 mijë persona që u gjendën nën kujdesin intensive të mjekëve prej Covid-19 në Britani gjatë vitit 2020, 46 prej tyre kanë vuajtur dëmtime të rënda në tru.

Anestezisti dhe eksperti i sëmundjeve neurologjike, Profesor David Menon tha: “Ne morëm nën studim disa pacientë, deri në 10 muaj pas gjendjes së tyre të përkeqësuar dhe arritëm të shohim një përmirësim fare të vogël”.

Sipas profesorit, shumica e këtyre individëve nuk do të arrijnë të rikuperohen kurrë nga pasojat e lëna prej Covid-19 dhe virusi mund të “ngrijë” trurin e tyre, duke bërë të vështirë shpërndarjen e gjakut dhe oksigjenit.

Universiteti i Kembrixhit gjithashtu ka zbuluar se efektet e dëmit nga Covid-19 janë të barabarta me humbjen e deri në 10 pikëve nga testi i IQ-së, që ka një mesatare prej 100 pikësh.

MARKETING

RENT A CAR

nikollovski me 10 maj fillon bllokada aktive deri atehere qeveria ka kohe te caktoje takim lideresh dhe date per zgjedhje 6272e81edc768
Story i mëparshëm

Nikollovski: Më 10 maj fillon bllokada aktive, deri atëherë Qeveria ka kohë të caktojë takim liderësh dhe datë për zgjedhje

publikohen fotot para dhe gjate darkes nga takimi mes kurtit lajcak dhe vucic 6272ecc891108
Story i radhës

Publikohen fotot para dhe gjatë darkës nga takimi mes Kurtit, Lajçak dhe Vuçiç

Të fundit nga

ShkoLartë