Nikollovski: Më 10 maj fillon bllokada aktive, deri atëherë Qeveria ka kohë të caktojë takim liderësh dhe datë për zgjedhje

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovksi tha se nga data 10 maj do të fillojë bllokada aktive, ndërsa deri në atë kohë, Qeveria e LSDM-së, mund të caktojë takim të liderëve në të cilin takim do të caktohet datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Topi është tek LSDM dhe BDI, të ulemi në takim liderësh dhe të caktojmë datë për zgjedhje. Nëse kjo nuk ndodhë fillojmë me bllokadë aktive në Kuvend”, deklaroi nënkryetari Aleksandar Nikollovski, raporton SHENJA.
Ai tha se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet. Sipas tij shteti është në gjendje të rëndë.

Bllokada, Nikollovski tha se do të zgjasë deri në datën për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij tha se ky është vetëm hapi i parë, ndërsa do të marrin edhe hapa tjera.

“Opinioni të jetë i qetë ngase ky është proces i cili do të zgjasë dhe proces ku nevojitet aktivizëm nga çdokush. Kërkojmë mobilizim të mos lejojmë të na e vjedhin të ardhmen”, u shpreh më tej Nikollovski.  /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Po realizohet kërkesa shumëvjeçare e banorëve të Vizbegut, shkolla e premtuar po merr formë

Story i radhës

Dëmtime që zgjasin 20 vite, zbulohen pasojat që COVID lë në tru

Të fundit nga