Demontimi i shtetit

February 11, 2022
min lexim

Shumë do të dëshironim të kemi “Ditën e të Ardhmes Shqiptare”, apo “Ditën për një Shtet Stabil të Kosovës”, por të cilat aktualisht nuk po i përceptojmë sa duhet. Pse e them këtë, sepse ende nuk po luftojmë të kemi shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht. Akterët tanë të politikës në vend të ndërtimit të shtetit, shumë e demontuan atë, nga mos dija, duke mos ndërtuar institucione kurrë stabile .Jo që nuk është bërë asgjë në Kosovë, por është fakt që ka mundur të bëhet për këto 22 vite, të shtegtimit në liri, shumë më shumë.

Mbetem pa Shengen viza, mbetem të varfëruar dhe të pa evropizuar edhe pse Kosova është në zemer të Evropës. I gjithë aparati shtetëror ra në duar të atyre që e rrezikuan seriozisht edhe statusin politik të shtetit. Kjo po na përplaset fuqishëm për koke. Në optikën e gjithë kësaj, në kuptimin politik të fjalës kemi dy grupe themeltare: në ata që e drejtuan shtetin, e nuk e mbrojtën mirë dhe në grupin e dytë kemi, shumicën të cilët po kërkojnë më ngulm që mos të rrënohet shteti. Secili prej nesh duhet të kemi qëndrime pozitive nese vërtetë e duam shtetin. Shteti nuk duhet të na vjen si metafoforë, të na bëhet për një qast banane, për një rast tjetër mish tryeze dhe ndonjë rast të tretë – l** i Marisë?!

Nga pa shkathësitë tona, shumë çka po shkatërrohet në vend që të ndërtohet edhe atë mirë. Makinacionet e ndryshme korruptive, kanë bërë që jeta të bëhet jo e mirë për shumicën, e disa fatkeqësisht edhe po merren me kontenjera. Në çdo shtet demokratik ku ka një gjendje të tillë, qeveritë shkojnë në shtëpi. Në Kosovë po të shpërthen flaka të shprehem në mënyrë figurative për të katër anët, pesë para si jap kush?! Qeveritë e deritashme ishin më shumë qeveri të pa afta për t’i avancuar proceset përpara.

Asnjë formacion politik nuk e dha provimin e shtetndërtimit dhe mirëqenies si duhet. Sikur u orkestrua gjithcka për përfitime përsonale, që është jashtë çdo logjike të shëndoshë! Nuk kemi guxuar të luajmë bixhoz me vlera, nuk kemi guxuar të luajmë me gjakun e mijëra dëshmorëve të kombit, të cilët sot pushojnë gati në çdo cep të Kosovës. Sikur po vjen në shprehje një thënie e huaj ”Shteti është fatkeqësi kur ekziston”. Kjo logjikë ka ardhur koha të ndryshohet pozitivisht në Kosovë, e që shteti të gjithëve të na bëhet krenaria dhe lumturia jonë… !

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Futen në “Big Brother VIP” Ermal Mamaqi, Agron Llakaj, Xhemi Shehu

Story i radhës

Priten zhvillime të forta, Hoxha tregon se do të ketë një vizitë tjetër të autoriteteve belge

Të fundit nga

ShkoLartë