Demokratët zgjedhin sot kanditatët e tyre

min lexim

Ditën e sotme do të zhvillohen Primaret në 6 bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar dje, 29 janar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e sotme.

Kështu do të jetë vota e anëtarësisë që do të zgjedhë kandidatin i cili do të kandidojë më pas në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar dje se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar.

Kandidatët që garojnë në Primare për secilën bashki:

DIRËR

1.Behar Baudin Dema, ekonomist

2.Dafina Bajrarn Muda, psikologe

3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS

1.Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJE

1.Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2.Elton llir Bano, jurist- avokat

3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4.lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2.Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3.Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4.Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori-gjeografi

5.Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi,  pedagoge matematike

VORË

1.Luan Gani Beta, Inxhinier

2.Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lampard bllokon transferimin e Calvert-Lewin

Story i radhës

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Të fundit nga