Demokratë, problemi jeni ju, jo Yuri Kim!

April 5, 2022
min lexim

Për ju demokratë që kërceni pupthi pas deklaratave të Yuri Kim-it, kam një pyetje. Ju si grup parlamentar a jeni mbledhur dhe të diskutoni një fakt, pikërisht kreun e grupit parlamentar. A ndjeni veten të përfaqësuar nga ky person? Shikoni pak backgroundin e tij. Nëse ka fituar sikur një herë të vetme hallall e pastë, por ka humbur në të gjitha eventet zgjedhore. Por mbi të gjitha, me emërime do i caktoni shefat apo me votë? Jeni vullnete të lira rreth bindjeve tuaja, kësisoj nuk ka të drejtën kush t’u imponohet, por ka të drejtën të votohet. Ndaj ky gjoja demokrati dhe gjoja i përndjekuri, se kështu po na e servirin, si me prejardhje nga të përndjekurit, a duhet votuar përpara se të komandoj? Ky do bënte mirë të hapte krahun. Nuk e hap, vendos kushte, shpallet… A jeni në rregull kështu? E dyta, me kë jeni o vëllezër, me Foltoren, me primaret, me votën? Apo jeni me ata që çuan PD-ën në vend të tretë, pa LSI-in. Se po të kishte hyrë LSI-ja në zgjedhje, PD-ja e Bashës, Alibeut, e babaleve, e Yuri Kimit do ishte e katërta. Ju kërceni pas një deklarate bajate sikur t’ju ketë pickuar gjarpri. Yuri Kim është ambasadore e qeverisë në pushtet, jo e Amerikës. Po të ishte e Amerikës nuk do mbyllte sytë përpara vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar. Për më tepër nuk do fliste përmbi gjykatat e një vendi sovran. Ky është një turp brutal sidomod kur thotë, we hope both will only get stronger, me një fjalë  shpresoj që bashkë do të jemi më të fortë.  Shikoni një gjë, nga zgjedhjet e lokale të 6 marsit, PD-ja e ”fortë” e Yurit dhe e Bashës, e këtij Alibythës, morën 20 mijë vota, direkt vendin e tretë. Dhe kjo shpreson? Se kujton se voton kjo, jo demokratët. Pastaj kjo harron një gjë, veprimet e saja, se i bie që ambasadori a ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë të dali të rreshtohet me Donald Trumpin, jo me vendimin e gjykatës federale në Pensilvania në 2021. Gjykatë që rrëzoi pretendimet e Donald Trumpit karshi presidentit aktual Joe Biden. Megjithatë këto janë ca absurditete që nuk shkojnë fare për shtat figurës së përfaqësuesit të një shteti me demokraci të konsoliduar si Amerika. Për më tepër me balancimet e pushteteve dhe faktin se sa rol të madh ka vota e lirë. Arsyet e rreshtimit me dhunuesit, i dinë vetëm koridoret e departamentit apo lobet brenda tyre. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga misioni juaj i rithemelimit dhe votës së lirë. Grupi parlamentar duhet të vendosi menjëherë me votë nëse e pranojnë apo jo si kreun e tyre një humbës serial. Nëse po, mos u merrni me Yuri Kim-in. Problemi jeni ju…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky thotë se “s’ka zgjidhje tjetër” pos të negociojë me Rusinë

Story i radhës

Tragjedia në Bullgari, Muhedin Brava: Pse Talat Xhaferi nuk po lejon hetim parlamentar?!

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë