Demokracia e brishtë (fallco) po i’a sjellë vendit anarkinë!

September 26, 2022
min lexim

Retorika politike nëpër partitë tona dhe në institucionet shtetërore duke manipuluar me sistemin demokratikë, e duke vepruar kundër vlerave të tij po i’a sjellë Kosovës anarkinë më të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë. Mjerisht duke u thirrur në vlerat e demokracisë që nga periudha e pas luftës Kosova përditë e më shumë po rrëshqet në humnerën e anarkisë. Demokracia si vlerë punon me kodet, normat dhe rregullat të cilat qytetaret i kanë harmonizuar nëpërmes sistemit Parlamentare, ku sundon ligji dhe përgjegjësia individuale.

Nuk është demokraci kur Deputeti i Parlamentit i cili thirret në votën e popullit nuk merr pjesë në seancat e Parlamentit, nuk kontribuon në marrjen e vendimeve për shtetin, por ka edhe të tillë që marrim meditje pa marrë pjesë fare ne mbledhje. Kësaj i thonë anarki!

Anarki dhe papërgjegjësi dhe fatkeqësi për popullin e Kosovës është organizimi i grevave të punëtoreve të Arsimit, që po zgjatë plotë qe një muaj. Kjo nuk është demokraci, kjo është anarki, kjo është fatkeqësi. Demokracia po keqpërdoret edhe në sferat tjera të shoqërisë duke u sfiduar gjithandej nga mendësia primitive e liderëve, e partive politike, e grupeve të interesit duke i thirr në kauzën e “krenarisë” e cila është plotë me folklorizëm të rremë {fallco}. Në emër të demokracisë po atakohen institucionet e shtetit të cilat u krijuan me shumë mundë.

Kjo u pa më së miri me rastin e protestave dhe veteranëve të vërtetë dhe atyre të kontestuar. Në emër të demokracisë po kërcënojnë me protesta edhe minatorët e Trepçës të cilët ende jetojnë me mendësinë e të kaluarës kinse ata e shkatërruan sistemin e ish Jugosllavisë. Këta minatorë nuk janë në gjendje që përmes nxjerrjes së xehes ti sigurojnë të ardhurat mujore. Këta kërkojnë që humbjet dhe dështimet e tyre ti paguaj Qeveria, gjithnjë duke u thirrur në demokraci?!. Në emër të demokracisë u shkatërrua ekonomia dhe resurset e popullit te Kosoves. Kete me se miri e pasqyron shkatërrimi i Post Telekomit te Kosoves.

Per shkak te neglizhencës dhe ndërhyrjes se politikes ne sistemin e drejtësisë shumë grupe të krimit të organizuar u shpëtuan dënimeve me burg dhe sanksioneve tjera ligjore. Në Botën perëndimore ku funksionon demokracia, ligji është bërthama kryesore për ti zbatuar rregullat dhe normat e sistemit demokratik. Demokracia më e zhvilluar flitet se ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por qdo veprim jashtë rregullave dhe ligjeve është i sanksionuar me ligj dhe përgjegjësia shkon deri tek individi. Duhet theksuar se rreziku më i madh për një shoqëri dhe një shtet është anarkia si shkalla e fundit e vetëdijes të një shoqërie apo një sistemi politikë.

Andaj Republikën e Kosovës ka kohë që rrymat e ndryshme të shoqërisë me libreza partiake apo grupe tjera të caktuara si pseudo analiste përmes ekraneve televizive dhe mjeteve tjera informative duke u thirrur në demokraci përmes demagogjisë po kontribuojnë në përqarjen e opinionit duke krijuar mjegull paqarësi dhe pse jo edhe anarki në shoqërinë Kosovare. Kështu nuk bëhet shteti!… 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ceni Hollywood dhe Armando Sadiku në Spanjë bashkë për sportin

Story i radhës

​Pulev: Sigurohen paratë për inovacion e tranzicion të gjelbër në ndërmarrje të vogla e të mesme

Të fundit nga

Jude Bellingham:befason

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham do të ballafaqohet kundër shokut të tij te Kombëtarja Angleze. Bellingham, u pyet edhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku te Real Madridi. “A do

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë