Dëmet e shkaktuara nga vershimet në Tetovë, Komuna: Qytetarët të raportojnë dëmet

May 30, 2022
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq në Tetovë gjatë fundjavës ka shkaktuar dëme të konsiderushme material në prona të qytetarëve dhe instutucionev.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga vërshimet, Komuna e Tetovës ka formuar një ekip për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e të shtunës dhe të dielës.

Të gjithë qytetarët ftohen që ti raportojn dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjetë. Nga komuna e Tetovës thonë se: “Do të duhen dy apo tre ditë të përfundojë procesi i vlerësimit të dëmeve materiale që kanë shkaktuar përmbytjet nga reshjet e shiut dje dhe pardje. Raportin që do ta kemi do ta bëjmë publike për opinionin”.

Pas mbledhjes së Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, është sjellur vendim që për tejkalimin e situatës të kërkohet edhe ndihmë nga Qeveria, për kompensim, pastrim të shtretërve të lumenjve dhe ndihmë nga Qyteti i Shkupit për pastrimin e rrugëve.

Përveç rreshjeve të dendura të shiut në rajonin e Pollogu, Qendra Evropiane Sizmike ka evidentuar së paku katër lëkundje tërmetesh nga 2.2 deri më 2.7 ballë sipas shkallës së Rihtërit.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë midis Gostivarit dhe Tetovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Interpelanca e Xhaferit, Ademi: Në funksion të politikës ditore , do të përfundojë si e dështuar (VIDEO)

Story i radhës

Stacioni për matjen e cilësisë së ajrit në Tetovë është në funksion, të dhënat janë në dispozicion në AirCare

Të fundit nga

ShkoLartë