Kemi apo jo klube fiktive? Kemi apo jo federata fiktive? Kjo është pyetja shumë e rëndësishme dhe të gjithë ata që kanë informacione, të kërkojnë që t’i luftojnë klubet dhe federatat fiktive.
Një shqetësim e ka paraqitur edhe Demë Sadiku, një veprimtar i shquar i hendbollit dhe sekretar i përgjithshëm i klubit të hendbollit Shqiponja e Gjakovës.
Ai e ka komentuar shkrimin në gazetën “Bota sot”, me titull: “Kemi a po nuk kemi federata fiktive në Kosovë! A është pastruar lista, KOK-u e di më mirë”.
Komenti i Demë Sadikut
“Kemi klube e mund të ketë edhe federata që janë të regjistruara vetëm sa për të marrë donacione.
Një rast po e tregoj unë, kur janë ndarë donacionet nga MKRS, janë regjistruar plot klube dhe kjo lehtë mund të vërtetohet vetëm sa për të marrë donacione, si psh. KHF Besa e Pejës e cila edhe e merr donacionin pa ekzistuar fare, kurse KHF SHQIPONJA nuk merr asnjë cent për dallim nga të gjitha klubet tjera të Superligës.
Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovë”, komenton Sadiku. Siç dihet KHF Besa e Pejës nuk garon në asnjë ligë, nëse po, le të tregojnë organet e FHK-së. Ky shqetësim është ngritur nga Demë Sadiku.