Demaj: Po t’i kisha kushtet, besoj se do të isha në podium 

July 12, 2022
1 minut lexim

Atleti i klubit Burimi nga Istogu, Besnik Demaj, garon në shtigje të gjata përkatësisht në 3000 metra dhe në Mitingun e hapur në fund të muajit qershor, përfundoi në pozitën e dytë.

Demaj tha se sikur të kishte kushte më të mira për stërvitje po ashtu edhe kohë për përgatitje të veçanta, do të kishte rezultate shumë më të mira se sa që ka aktualisht..

Demaj punon në ndërtimtari por nuk e lë anash as mbretëreshën e sporteve, me të cilin sport është i mishëruar.

“Po t’i kisha kushtet, besoj se do të isha në podium, gjithnjë me rezultate të mira. Megjithatë atletikën e kam për zemër dhe luftojë me aq sa mundem në shteg”, tha Demaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Fakti tjetër është se në Istog nuk ka shteg të atletikës me tartan si në të gjitha vendet në Kosovë dhe kjo është edhe një pengesë tjetër për punë të mirëfilltë për atletët nëpër klube.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gostivar, Xhaferi takoi kryetarët e Këshillave Vendorë

Story i radhës

Ghetto Geasy paralajmëron bashkëpunimin me Onat dhe Cozman

Të fundit nga

ShkoLartë