Fjalë të bukura e të zbrazëta për të mbuluar, shtrembëruar dhe akuzuar rivalët politik, shprehi e secilit pushtet, tash e 23 vjet.
Demagogjia e zhvilluar nga secili pushtet, s‘ka kërkuar dhe s‘ka pasur nevojë për investime, sikundër kërkojnë, shkenca, arsimi, ekonomia dhe kultura, ajo është zhvilluar nga pushtetarët me një hov, sipas krijimit të kushteve nga „qytetarët“.
Mos harroni!
Demagogjia kërkon, gojëtari.
Demagogjia mund të quhet edhe si „shkathtësi“ e përdorur nga njerëz, me prirje për të folur bukur, bindshëm dhe argumentueshëm!
Mashtrimi i popullit me fjalë të „bukura boshe“, me premtime të rreme për t‘i bindur për qëllime e synime të caktuara e kanë krijuar një gjendje jo vetëm Kosovë, po në t‘gjitha trojet shqiptare, vende ku është bërë e pamundur, mbijetesa e lëre më jetesa për shumicën e qytetarëve.
Politikanët e deritanishëm me një demagogji të stërholluar, kanë arritur qytetarët për t‘i përvetsuar.
Jo pak interesant si flasin tash e 23 vjet, këta gemagog politikan, t‘cilët vetëm „shifrat me thënje“ i ndryshojnë.
Ndryshimi i jetesës së shumicës qytetare, nuk arrihet me gemagogji të përsëritur.
Ndryshimi i gjendjes së mjerë aktuale, sociale, arrihet me qytetari aktive dhe këmbëngulje me protesta aktive dhe pa involvim të asnjë interesi partiak.
Nëse e prisni ndryshimin pa trysni me protesta aktive apo edhe nga qielli, besoni se me këtë vazhdimësi të ikjes së qytetarëve, trojet shqiptare do mbesin pa fuqi punëtore, jo më larg se pesë vitet e ardhshme.
Shtëpia; ndëtohet, mirëmbahet, forcohet dhe zhvillohet nga njerëzit e brendshëm, sigurisht nëse ata kanë ndërgjegje, duan, janë këmbëngulës dhe veprojnë.