Disa pamje të tmerrshme thuhet se tregojnë momentin kur një delfin “i zemëruar” sulmoi trajneren e tij gjatë një shfaqjeje.
Sipas mediave të huaja, delfini u bë i dhunshëm përpara fëmijëve dhe familjeve të tmerruar gjatë shfaqjes në Miami Seaquarium.
Delfini ka jetuar aty për gjithë jetën e tij, por ka tentuar të mbyste trajneren e tij gjatë ngjarjes.
Në pamjet e postuara, delfini mund të shihet duke shkuar drejt saj, teksa dy interpretues të tjerë vrapojnë nga pishina për të ndërhyrë.
Publiku ndjehen më të relaksuar pasi trajnerja arriti të tërhiqej nga uji.
Ajo është e tronditur dukshëm, ndërsa një trajner tjetër përpiqet t’i flasë asaj dhe të sigurohet që ajo është në rregull.
Fotografi Shannon Carpenter, i cili bëri pamjet, tha: “Fëmijët brohoritnin dhe mendonin se kjo ishte e rregullt. Mund të thuash që të rriturit e dinin se diçka nuk shkonte mirë”.
Si pasojë, trajnerja u dërgua në një spital të zonës për trajtim.