6
Shkup, 9 dhjetor – Delegacioni i BE në partneritet me KB dhe MASH nesër promovojnë qasjen inovative “Navigator”. Këtë e kanë bërë të ditur përmes njo njoftimi duke filluar nga nesër në ora 11:00. Në këtë ngjarje do të promovohet online loja “Navigator” një platformë interaktive dhe edukative, e cila synon të edukojë të rinjtë dhe publikun më të gjerë për të drejtat e njeriut, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar për media.
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Europe House, në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe Ministrinë e Arsimit, si dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Lojërave Galactic Omnivores dhe Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj, ju ftojnë në ngjarje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Në këtë ngjarje do të promovohet online loja “Navigator” një platformë interaktive dhe edukative, e cila synon të edukojë të rinjtë dhe publikun më të gjerë për të drejtat e njeriut.
“Navigator”, përmes një qasjeje inovative, synon të motivojë pjesëmarrësit të mësojnë ndërsa argëtohen, duke ofruar njëkohësisht mundësinë për të fituar çmime të vlefshme të përgatitura nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së.
Ngjarja do të mbahet më:
📅 10 dhjetor 2024 (e martë)
🕚 Ora 11:00
📍 Public Room
Ngjarja parashikon edhe fjalime nga:
Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian
Rita Columbia, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara
Jana Ivanova, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj
Tema dhe përmbajtja e lojës
Ivan Kikerov, Shoqata e Lojërave Galactic Omnivores
Përmbledhje e mekanikës së lojës
BURIMI: zhurnal.mk