Në kuadër të vizitës në Kosovë, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë takuar edhe ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.
Njëkohësisht Grondahl është ambasador edhe në Shqipëri.
Kryetari i Lezhës, Ndreu gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me shoqatat e turizmit në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.