​Delegacioni i AMA-s takim me homologët në Malin e Zi

February 2, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s zhvilloi një takim me homologët e Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi.

Në këtë takim, Krasniqi u prit nga drejtori ekzekutiv Darko Grguroviq me të cilin nënvizuan nevojën e koordinimit të frekuencave në kuadër të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe avancimit sa më të shpejtë të këtij të kësaj agjende.

Në këtë frymë, palët u darkorduan në parim dhe vendosën piketat për vijimin e bashkëpunimit në këtë drejtim duke hartuar një plan të detajuar sesi do të arrihet deri tek marrëveshja finale e cila pritet të nënshkruhet në një afat sa më të shkurtër.

Në kuadër të këtij procesi, Shqipëria për planin e saj frekuencor ka marrë miratimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe po vijon agjendën e takimeve koordinuese me të gjithë shtetet fqinjë në rajon me qëllim finalizimin e këtij procesi në një kohë sa më shkurtër.

Duke njohur rëndësinë e këtij e procesi si dhe afatet e ngushta për realizimin e tij (30 qershor 2022), AMA do të vijojë ndjekjen e këtij procesi në mënyrë intensive duke koordinuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me të gjithë palët përfshira.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Këlliçi: PD ka qenë 13 vjet në pushtet falë Berishës

Story i radhës

Скопјанец со повреди завршил во болница – бил нападнат од три лица

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë