Dele Alli: Mezi pres të punoj me trajnerin Lampard

Everton ka nënshkruar një marrëveshje për dy vite e gjysmë me Dele Allin, i cili transferohet nga Tottenham, për një tarifë e cila mund të arrijë vlerën e 40 milionë eurove. Tekniku Frank Lampard u shpreh se është moment që mesfushori Alli të rilindë në karrierën e tij pas një ngërçi që ka pasur vitet e fundit te Tottenham.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Everton, një klub i madh me një histori dhe tifozëri të shkëlqyer. Jam i etur për të filluar dhe mezi pres ndeshjen time të parë me fanellën e Evertonit. Mezi pres të ndihmoj ekipin dhe të punoj me trajnerin e ri Frank Lampard”, deklaroi Dele Alli.

Pritet që mesfushori, i cili vjen nga Tottenham, të kryejë debutimin e tij më 8 shkurt, kundër Newcastle në Premier League. Me Spurs, Alli shënoi 67 gola në 269 ndeshje të luajtura.

25-vjeçari, i cili ka luajtur 37 herë për Anglinë, ka luajtur gjashtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, që pas mbërritjes së italianit në nëntor.

Mesfushori me tipare sulmuesi ka luajtur gjashtë ndeshjet hapëse në Premier League të sezonit aktual gjatë periudhës së Nuno Espirito Santo në pankinën e Tottenhamit.

Alli shënoi 10 gola në 33 ndeshje gjatë sezonit të tij në Premier League, përpara se të prekte shifrën e 18 golave në sezonin 2016-17, duke e bërë kështu atë fitues të dy çmimeve PFA (Lojtari i Ri i Vitit).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësoni arsyen e rëndësishme: Pse nuk duhet të përtypni çamçakëz me stomak bosh

Story i radhës

Lumi Drin duhet të rrjedhë – dhe vendalinjtë duhet të jetojnë në tokën e tyre!

Të fundit nga