Del video e vrasësit të Arian Gosës, ja çka deklaroi para dorëzimit në polici

Kavajë- Publikohet video e Habib Rexhës para vetëdorëzimit në polici.

Ditën e sotme, 31-vjeçari Habib Rexha është vetëdorëzuar në polici, dy ditë pasi vrau me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë.

Në videon e publikuar, Rexha shfaqet pranë babait të tij, Fadil Rexha.

Habib Rexha: Unë jam Habib Rexha, ky është babai im, Fadil Rexha. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time.

Sipas dyshimeve, ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i Arian Gosës vrau vëllanë e Habib Rexhës më datën 29 mars.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetari dënohet me 200 euro pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike në Suharekë

Story i radhës

Debati i ashpër mes deputetëve gjakovarë, Batusha i VV-së e Beqaj i PDK-së përplasen për Mimoza Kusarin

Të fundit nga