Del Bosque: Bëra çdo gjë që ta bind Messin të luajë për Spanjën, ai refuzoi

December 24, 2022
1 minut lexim

Ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës, Vincente del Bosque ka zbuluar se kishte provuar që ta bind Lionel Messin të luaj për Spanjën.

Del Bosque në të kaluarën kishte drejtuar kombëtaren spanjolle, respektivisht nga viti 2008 deri në vitin 2016, ku përgjatë asaj periudhe arriti t’ia sjell Spanjës titullin e parë të Kupës së Botës.

Por, Del Bosque ka treguar haptazi dëshirën që e kishte për ta pasur Messin në kombëtaren e tij asokohe, por që superylli argjentinas kishte refuzuar për shkak të dashurisë ndaj kombit të tij.

“Kam provuar gjithçka për ta bindur Messin që të luaj për Spanjën. Sidoqoftë, ai refuzoi për shkak të dashurisë që ai e ka për shtetin e tij”, tha Del Bosque.

Refuzimi i Kombëtares së Spanjës për atë të Argjentinës nuk doli të ishte i gabuar, pasi që Messi e fitoi Kupën e Botës këtë vit që u mbajt në Katar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa fëmijë u braktisën gjatë nëntorit në Kosovë

Story i radhës

Vdiq pas problemeve me dhëmballën, prindërit e 32-vjeçarit: Nuk ka bërë kurrë një gjilpërë, ilaçet ia dha dentisti!

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë