deklaroi floke sintetike ne maune dogana zbulon se ishin natyrale 6a7d76f96fbe2

Deklaroi flokë sintetike në maune, Dogana zbulon se ishin natyrale

August 13, 2026
1 minut lexim

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetikë, kanë konstatuar dyshime për deklarim jo të saktë të llojit të mallit.

Në bazë të kritereve të kontrollit, sistemi ka përzgjedhur maunen për kontroll dokumentar dhe fizik.

“Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë vërejtur mospërputhje të mundshme ndërmjet mallit të deklaruar dhe karakteristikave të tij, duke ngritur dyshime se bëhej fjalë për flokë natyralë dhe jo sintetikë, siç ishte deklaruar nga deklaruesi”.

“Për të verifikuar përbërjen e mallit, janë kryer analiza laboratorike. Bazuar në rezultatet e analizave kimike të tretshmërisë, është konstatuar prezenca e fibrave natyrale”, ka thënë Dogana në njoftim.

Gjithashtu, rezultatet e analizave kualitative spektrale FT-IR, Dogana thotë se kanë konfirmuar se të gjitha mostrat e testuara janë identifikuar si material keratinoz/proteinik – flokë (fibra) natyrale.

Si rezultat i konstatimeve, Dogana e Kosovës bëri të ditur se ndaj subjektit është evidentuar kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallit, “ndërsa nga ky deklarim është shmangur pagesa e detyrimeve doganore në vlerë prej rreth 4,310 euro”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burri gjendet i vdekur me plage nga arma e zjarrit ne gjoks 6a7cefed6ddc3
Lajmi i mëparshëm

Burri gjendet i vdekur me plagë nga arma e zjarrit në gjoks

veliaj ankimon ne apel emerimin e ols dados si prokuror kjo ceshtje shkon pertej interesit individual 6a7d7773895a5
Lajmi i radhës

Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror: Kjo çështje shkon përtej interesit individual

Të fundit nga

Dr.Taravari: Koha për Marrëveshje të Re!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e saj dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Taravari
ShkoLartë