Një burrë 68-vjeçar nga fshati Berovc i Prilepit është gjetur i vdekur me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në pjesën e kraharorit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)
Rasti është raportuar më 11 gusht, në orën 07:33, në SPB Manastir. Sipas raportimit, A.V. nga fshati Berovc e ka gjetur babanë e tij, S.V. (68), të vdekur në një arë në territorin e fshatit.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Prilepi ka konstatuar vdekjen.
Në automjet është gjetur një pushkë gjuetie, me një gëzhojë të shkrepur në tytë.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipet kompetente. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e të ndjerit do të kryhet autopsi, e cila duhet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.
Burimi: lajmpress.org


