Prokurori publik kujdestar bashkë me policët, sonte kanë kryer hetim në objektin hotelerik, ku në incidentin e armatosur janë vrarë dy persona dhe është plagosur një tjetër, bëjnë të ditur nga Prokuroria, transmeton TV21.
“Sipas informacioneve të para, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë gjuajtur në drejtim të dy personave të cilët kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa i lënduari është dërguar në spital që t’i jept ndihmë mjekësore. Janë fiksuar gjurmët në vendin e ngjarjes, kurse prokurori publik i ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme me qëllim që të sigurohen dëshmitë të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e identitetit të kryerësve”, thuhet në njoftim.