Deklaratat e Lavrov, reagon Presidenca e Kosovës: U provua se “Ballkani i Hapur” ka synime hegjemoniste ruse

June 7, 2022
1 minut lexim

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se tani po dëshmohet që “Ballkani i Hapur”, ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan.

Deklarata e kryekëshilltarit të Vjosa Osmanit erdhi pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të hënën se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë e që NATO dhe BE-ja nuk e kanë dashur pozicionimin e Rusisë në lidhje me këtë çështje”.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela në Twitter, të martën.

Çfarë ka thënë Lavrov?

Kryediplomati rus e kishte në agjendë që më 7 qershor ta vizitojë Serbinë. Por, tri shtete ia ndaluan hapësirën ajrore, duke ia pamundësuar vizitën.

Pas kësaj, ai në një konferencë për media ka thënë se “askush s’mund ta prishë Serbinë me Rusinë”. Pos tjerash, ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, duke hedhur kritika ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit ‘Ballkani i Hapur’”, kishte deklaruar Lavrov.

Lavrov, po ashtu ka përmendur sërish ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë gjatë viteve 1999.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bad News Eagles ftohen në turneun me vlerë 130.000 dollarë

Story i radhës

Lewandowski: Dua sfida të reja

Të fundit nga

ShkoLartë