Deklarata skandaloze e Limanit/ Kryeministri Mickoski kërkoi falje – krerët e Haraçinës dhe Likovës kërkojnë reagimin e Prokurorisë!

December 25, 2024
min lexim

Deklarata skandaloze e Ministrit Limani dhe hatërmbetja e tij me Haraçinën ka shkaktuar tërmet politik në vend.

Për ta përmirësuar Limanin, sot ka reaguar kryeministri Mickoski, i cili ju kërkoi falje banorëve të kësaj komune në emër të Qeverisë.

“Mëngjesin e sotëm kam folur z.Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të kontaktojë administratën në komunën e Haraçinës dhe në komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim. Po, ka kryetarë të papërgjegjshëm të komunave me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë” – tha Mickoski.

Deklaratën e ka komentuar edhe Ziadin Sela nga Fronti Europian. Sipas Selës, Prokuroria duhet të veprojë, sepse Limani po keqpërdor detyrën zyrtare.

“Është keqpërdorim detyre, realisht. Nuk e di a është I vetëdijshëm, a dëgjojnë prokurorët dhe gjykatësit këto lloj deklaratash. Nuk mundet një ministër që ka pozicion të veproj në bazë inatesh personale ose kundërishtish politike që kanë me këto apo ato eksponentë politik por atë që e ka për obligim ligjor edhe do të duhet ta procesojë dhe si I tillë është objekt për keqpërdorim të detyrës” – tha Sela.

Ndërkaq, përmes një deklarate të përbashkët Kryetarët e Komunave të Haraçinës dhe Likovës, kanë dënuar ashpër deklaratën e Ministrit për punë dhe politikë sociale, duke bërë thirrje për veprim të Prokurorisë.

Sipas tyre, ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve.

“Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.  Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik. Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare” – thonë nga Komuna e Haraçinës dhe Likovës.

 Ndryshe, dje Ministri për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, tha se Çerdhja në Haraçinë nuk do të hapet derisa të kërkojë falje Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjesti i qëndron afër Xhenetës, a po rikthehen çifti?

Story i radhës

Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është koha për hap të guximshëm, anëtarësimi në BE do të garantojë paqe

Të fundit nga

ShkoLartë