Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën kundër Serbisë, tërbon mediumin serb 

1 minut lexim

Mediumi serb “Kurir”, i njohur për propagandë të fëlliqur dhes sipas porosisë së Beogradit, kësaj radhe tërbohet me deklarata e ish boksierit të mirënjohur Vitali Klitschko, kryetar i kryeqytetit ukrainas Kiev.

“Ish boksieri i njohur ukrainas dhe kryebashkiaku aktual i Kievit, Vitali Klitschko, ka sulmuar brutalisht Serbinë.

Gjatë bisedës për portalin e shqiptarëve nga Zvicra “Le Canton 27”, Klitschko ka falënderuar shqiptarët dhe shtetin e rremë të Kosovës për mbështetjen ushtarake dhe solidaritetin me popullin ukrainas”, shkarravit mediumi serb.

Ish-boksieri tha se “ukrainasit po luftojnë kundër okupatorit rus, siç luftonin shqiptarët kundër okupatorit serb”.

“Më vjen shumë mirë që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, që është një mundësi e mirë për të përcjellë një mesazh për ju, populli shqiptar në Ballkan.

Kemi dëgjuar dhe lexuar që ju jeni shqiptarë, si ne ukrainasit, popull të paqes, liridashës.

Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus që po përpiqet të pushtojë Ukrainën, si ju që dikur ishit të pushtuar nga Serbia”, tha Klitschko për gazetën zvicerane,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kushtetuesja hedh poshtë iniciativën e ‘Levicës’ për shkarkimin e Fadil Zendelit

Story i radhës

Si ta kuptosh që në lidhjen tënde ti je *e vetme*

Të fundit nga