deklarata e trump per kontrollin e venezueles tre gjigantet amerikane te naftes nisin planifikimet per takime me administraten e presidentit 695d83c77eedc

Deklarata e Trump për kontrollin e Venezuelës, tre gjigantët amerikanë të naftës nisin planifikimet për takime me administratën e presidentit

January 6, 2026
1 minut lexim

Tre gjigantë amerikanë të naftës, Chevron, ConocoPhillips dhe ExxonMobil po planifikojnë të diskutojnë me administratën Trump situatën e Venezuelës gjatë një takimi të enjten. Përfaqësuesit e kompanive do të takohen me Sekretarin e Energjisë, Chris Wright.

Ky zhvillim vjen pasi Trump deklaroi se kompanitë amerikane do të mund të hyjnë në Venezuelë dhe të përmirësojnë infrastrukturën e saj të naftës, tani që presidenti Nicolás Maduro është në duart e ushtrisë amerikane.

Trump tha se industria e naftës mund të jetë “në funksionim” me operacione të zgjeruara brenda 18 muajsh, megjithëse analistët mbeten skeptikë për këtë afat kohor. Ai shtoi se do të nevojitej një sasi e madhe parash për investime, të cilat kompanitë do t’i përdorin dhe më pas do të rimbursoheshin përmes të ardhurave.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i vuri flaken shtepise duke vrare vajzen e saj 4 vjecare ne pranga nena 45 vjecare 695d8213b486b
Lajmi i mëparshëm

I vuri flakën shtëpisë duke vrarë vajzën e saj 4-vjeçare, në pranga nëna 45-vjeçare

moti i keq kociu ne shkoder situata nen kontroll ska problematika 695d86d40a3be
Lajmi i radhës

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Të fundit nga

ShkoLartë