Deklarata e Kurtit përplas pushtetin dhe opozitën! Osmani mohon Kurtin, Taravari i jep të drejtë!

November 19, 2024
min lexim

 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani  ka kritikuar mbledhjen e djeshme të dy qeverive, e cila, sipas tij, legjitimoi politikën antishqiptare që ka mbizotëruar në Maqedoninë e Veriut në katër muajt e fundit.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, në një deklaratë për  televizionin kosovar Koha, e ka vlerësuar të saktë deklaratën e Kurtit, duke shtuar se ka qenë gabim strategjik që formulimi 20 për qind në Kushtetutë nuk ishte hequr deri më tani, për të cilin akuzoi liderin e BDI-së.

Përfaqësues dhe zyrtarë të partive dhe koalicioneve të shqiptarëve nga pushteti dhe opozita në vend me qëndrime diametralisht të kundërta rreth  deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për Ligjin për Gjuhët.

Deklarata e kryeministrit të Kosovës hasi në kritika të ashpra nga nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai këtë deklaratë e ka cilësuar si skandaloze dhe inkurajuese për ata që duan të vënë në dyshim Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

“Deklarata e Kurtit për gjuhët ishte shumë e dëmshme dhe inkurajuese për të gjithë ata që duan të shkatërrojnë Marrëveshjen e Ohrit, veçanërisht pikën e saj, gjuhën shqipe. Kjo e fundit është një nga çështjet e rregulluara me ndryshimin e Kushtetutës pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.

“Periudha e mirë (në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë), krijoi njerëz të dobët, udhëheqës të dobët. Këta të cilët sot pretendojnë të përfaqësojnë popullin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, nuk janë njerëz që kanë kaluar nëpër kohëra të vështira. Ata kanë ndjerë privilegjet e kësaj periudhe të mirë të cilën e kanë krijuar këta njerëz në vitin 2001 dhe i marrin ato të arritura si të qëna, i nënçmojnë, i përqeshin dhe pastaj ndodh ajo çfarë ndodh. Për fat të keq, kjo situatë ndodh edhe në Kosovë”, tha Osmani.

Në mbrojtje të Kuritt ka dal sot njëri nga liderët e VLEN-it Arben taravari në rrejtin socijal FB.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti është një nga Kryeministrat më të dashur për ne dhe padyshim ai dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama janë ndër Kryeministrat më të rëndësishëm në botë për të gjithë Shqiptarët dhe PIKË. Kush mendon ndryshe i ka ndërruar ADN-ja e shqiptarit me ADN-në e interesit…”, shkruan Taravari.

Taravari deklaratën e Kurtit e ka cilësuar si të saktë, duke shpjeguar se nuk është fjala për një vendim për ndonjë ligj për gjuhën shqipe, sepse ligji i tillë nuk egziston.

Në këtë kontekst, ai ka akuzuar liderin e Opizice BDI-së, Ali Ahmeti, se nuk ka bërë asgjë në atë drejtim derisa ishte në pushtet vitet e fundit, duke harruar njëkohësishtë se vetë Taravari në kohën kur u miratua ligji për gjuhët në vitin 2018 dhe ishte pjesë e koalicionit qeveritar bashkë me BDI kishte shkruar në FB se u miratua ligji që zyrtarizon gjuhën shqipe. Njejtë si ai status në FB atëkohë kishtë shkruar edhe Izet Mexhiti tani zv kryeministër dhe ministër i ekologjisë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Banorët diskutojnë për takimin e Dianës me motrën

Story i radhës

Në Një Shurup të Vetëm – Kura Kundër Kolesterolit dhe Dhimbjes së Kyçeve

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë