Sot dekani i fakultetit pedagogjik të Universitetit të Tetovës Dr. Lulzim Mehmedi vizitoi drejtorin e Ansamblit z.Shkodran Tolaj. Ai shfrytëzoi rastin që ta përgëzojë për ngritjen e kulturës shqiptare brenda kësaj kohe në piedestalet e saj përfshirë edhe muzikën kërçovare me realizimin e këngëve nga “Trio Zajazi” dhe valles së parë profesionale të Kërçovës pa anashkaluar dhe punën kolosale me valle fundamentale për shqiptarët dhe rrënjët e tyre si ajo e Rekës, Prespës, Paqes dhe pjesëmarrjet e rëndësishme jashtë shtetit duke konsideruar se Ansambli Nacional me çmimet dhe sukseset në dy vitet e fundit ka arritur të jetë kryefjala e kulturës shqiptare që po bën krenarë shqiptarët në RMV.
Dekani Mehmedi përgëzoi drejtorin Tolaj edhe për punën e tij individuale artistike dhe çmimin e fundit si personaliteti më i suksesshëm i vitit 2021 në kulturën e RMV- së ndërkohë që uroi një bashkëpunim ndërinstitucional në mes institucioneve kulturore dhe akademike si hallka të pandashme të shoqërisë sonë!
Drejtori Tolaj në shenjë falemnderimi i dhuroi një plis identifikues me llogo të ansamblit në vigjilje të manifestimit “Dita e plisit” që do të mbahet së shpejti duke e përgëzuar dekanin Lulzim Mehmedi për punën e tij në rrafshin shkencor e pedagogjik!