Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar ndaj akuzave të shumta për numrin e shqiptarëve në komunën që ai drejton sipas regjistrimit të fundit të popullsisë. Këto akuza sipas Deharit bëhen me qëllim të pengimit dhe minimizimit të punës që realizohen në Kërçovë.
‘Shqiptarët në Kërçovë kanë qenë, janë dhe mbeten shumicë. Mbi 55% sigurojnë qëndresë.
Flamuri u ngrit nga bijtë e vet dhe valon krenar përjetësisht’, shkruan mes tjerash në facebook kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.
Postimi i plotë:
Qarqet destruktive, individ, portale, parti politike e patriot të rrejshëm pa ndalur vjellin vrerë në mënyra të ndryshme për të penguar e minimizuar punët e mbara.
Proceset që janë në favor të shoqërisë t’i gjykojmë me tone pozitive. Punojmë për arritje dhe pa paragjykime të konkludojmë rezultatin e punës.
Shqiptarët në Kërçovë kanë qenë, janë dhe mbeten shumicë.
Mbi 55% sigurojnë qëndresë.
Flamuri u ngrit nga bijtë e vet dhe valon krenar përjetësisht.