Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e 10 fshatrave në bashkinë e Mirditës kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në lidhje me degradimin e aksit rrugor Rrëshen-Burrel.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se këtë të premte, ata kanë bllokuar këtë aks rrugor, duke kërkuar nga qeveria ndërhyrjen për rehabilitimin e kësaj rruge kombëtare.
E cila është bërë thuajse e pakalueshme, duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.
Kjo protestë po ndiqet nga afër edhe nga uniformat e policisë, të cilët ishin paralajmëruar për këtë veprim.
Burimi: botasot.info