Një shtëpi në Kaliforninë Veriore shpërtheu në flakë dhe u dogj e tëra pasi një meteor – të cilin dëshmitarët e panë “blic” në qiell – me sa duket ra nga hapësira dhe u përplas në të.
Dustin Procita, një fermer në kontenë Nevada, nuk ishte i sigurt se çfarë kishte goditur shtëpinë e tij të premten derisa zjarrfikësit e shuanin zjarrin, shkruajnë mediat e huaja.
“Dëgjova një zhurmë të madhe. Fillova të ndjeja erën e tymit dhe vazhdova në verandën time dhe u përfshi plotësisht nga flakët”, tha Procita për KCRA.
“Thanë se ishte një meteor. Unë shikoja meteorët dhe gjëra të tjera si fëmijë, por definitivisht nuk prisja që ata të binin në oborrin tim, ose në çatinë time”, shtoi ai.
Procita sapo ishte kthyer brenda dhe ishte ulur në divan duke dëgjuar muzikë kur objekti misterioz goditi shtëpinë e tij.
Ndërsa po përpiqej larg nga flakët që rriteshin me shpejtësi, Procita ishte në gjendje të shpëtonte vetëm një nga dy qentë e tij. Qeni i dytë, i quajtur Tug, ngordhi në zjarr.
Departamenti i Zjarrfikësve në Penn Valley dhe agjencia shtetërore Cal Fire po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpinë e Procita-s, e vendosur në një zonë rurale ku shumë fermerë bagëtish kanë jetuar për breza.
“Meteorit, asteroid – një nga ata të dy”, i tha stacionit televiziv, kapiteni i zjarrfikësve, Josh Miller.