Definitivisht grevë politike e jo sociale

September 1, 2022
min lexim

Shoqëria dardane është në krizë morale, njerëzore, politike, demokratike dhe arsimore.

Kur u kërkua testimi i aftësisë së kuadrit arsimor, u reagua ashpër dhe në mënyrë ultimative sepse, disa nga ata e dijnë nivelin e tyre të aftësisë arsimore, pasi që nga çlirimi filloi marrja e titujve akademik, magjistër dhe doktor të shkencave përmes plagjiaturave të papara, duke u thirrur në punimet shkencore nëpër vendet e prapambetura, si përshembull Bangladesh dhe nga ato “punime shkencore” të çfarëdo lëmie apo profesioni, duke marrë titullin që u reflektua në suksesin më të dobët të nxënësve dhe studentve në rajon dhe Evropë.

Qëllimi që përmes grevave duke e keqpërdorur gjendjen e rëndë sociale, po mundohen ta rrëzojnë qeverinë pasi, u shterrën mundësitë politike që, jo vetëm përmes bojkotimeve por edhe përmes formave tjera, të atyre parlamentare, duke munguar në seanca kur duheshin vendimet bile edhe ato të karakterit ndërkombëtar.
 

Nëse iu kujtohet në kohën e presidentit të SHBA-ve, Ronald Regan i cili, kur pilotët patën organizuar grevë shantazhuese, ai ndërmori një hap, jo me popullaritet në një vend demokratik si Amerika i cili, që të gjithë i pushoi nga marrëdhënia e punës ata që nuk u paraqiten në vendet e tyre të punës, duke inkuadruar pilotë të tjerë qe ishin të gatshëm që të punojnë dhe zëvendësojnë kolegët e tyre, pasi u bllokua tërësisht komunikacioni ajror duke krijuar kaos me anulimin e fluturimeve po thuaj të tërësishme.

Por, Amerika i ka ato mundësi përderisa Dardania nuk i ka dhe askush nuk mendon të veproj në ketë formë sepse do të ishte në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare dhe ligjeve për të drejten e grevës.

Sipas reagimeve të pushtet mbajtësve lokal me të cilat udhëhiqen, ashtu edhe sillen. Aty, ku opozita qeverisë, të gjithë janë në grevë dhe anasjelltas.
 

Një gjë lë të nënkuptohet sipas deklarimeve të udhëheqësve të partive politike se, kjo grevë është në koordinim të plotë dhe me ngjyrime e diktate të partive opozitare të cilat, mos të tentojnë nesër të fshihen pas ndonjë “arsyeje” inekzistente duke u arsyetuar se, ishte “ vetëm brenga e tyre” për punëtorët e arsimit duke i harruar ata më kryesorët, fatosat dhe i tërë potenciali i nxënësve i cili duhej ta fillonte mësimin sipas përgatitjeve të Ministrisë së Arsimit që edhe në këto kushte të rënda ekonomiko-sociale ku prindërit me paga shumë të ulta tentuan që sado pak nxënësit e shkollave fillore të klasëve të para t’i pajisin me libra shkollor.

A ka diçka më të vështirë se kur nxënësi përgatitet për ditën e parë të mësimit dhe kur me prindin i afrohet dyerve të shkollës e ato i gjenë të mbyllura.
 

Një gjendje të këtillë as Millosheviqi nuk mundi t’iu imponojë arsimtarëve dhe mësuesve kur organizuan mësimin nëpër shtëpi private që ishte njëra ndër format më të vendosura të rezistencës dhe njëherësh gatishmëria për të sakrifikuar çdo gjë që nxënësve mos t’u ndërpritet mësimi, ani pse në kushte shumë të vështira kur edhe punonin pa pagesë.
 

Veprimet e udhëheqësve partiak të cilët dolën në përkrahje të grevës, nënkupton që janë në koordinim me SBASHK-un si qëllim makiavelist për ta rrëzuar qeverinë pasi gati i shtjerrën të gjitha metodat tjera, shantazhuese, bojkotuese e kundërshtuese, që si opozitë është e arsyeshme nëse ajo është progresive, parandaluese dhe argumentuese duke dhënë propozime konkrete për kushtet dhe rrethanat në të cilën gjendet vendi si, në atë ekonomiko-finaciar, politik dhe demokratik.

Nuk mjafton që, t’i shkojnë kryeministrit në takim dy partitë, LDK dhe AAK, gjoja në shenjë bashkëpunimi ndërsa, në anën tjetër janë përkrahës dhe nxitës të grevës aspak të qëlluar për kohën dhë momentin. PDK, nuk shkoi në takim me kryeministrin në shenjë hakmarrje sepse, kur VV ishte në opozitë, e kundërshtonte Thaçin me të gjitha metodat. Le të jetë ashtu, por si do t’i arsyetojnë këto sjellje kur janë në pyetje nxënësit të cilët nuk i kuptojnë teket dhe mosmarrëveshjet e partive politike. A duhet t’i politizojmë nxënësit për interesa apo mos durime partiake?

Si do të silleshit zotëri, po qe se një ditë, qofshin këta edhe arsimtarët, shërbimet civile, me një fjalë i gjithë populli i lodhur nga skamja me një gjendje të rëndë sociale të organizojnë me të drejtë demonstrata rreth kthimit të pasurive të jashtëligjshme e që nuk janë të vogla se, si do të ndiheshin ata që e kanë ‘mizën nën kapuq’.

A mos po tenton dikush që, duke u paraqitur “zemërthyer” për gjendjen e rëndë dhe paga të ulëta jo vetem të kësajë kategorie që është në grevë dhe të tjerëve, t’i fshenin pasuritë e tyre marramëndëse duke e larguar vëmendjen nga kjo dukuri që e ka sjellë vendin dhe popullin në këtë deregjë, qoftë edhe me keqqeverisje, abuzim dhe keqpërdorim të parasë publike.

Absolutisht nuk guxon që fëmijët të pësojnë për mos përgjegjësinë e kuadrit dhe udhëheqjes së arsimit, të sjelljes së pa përgjegjshme të udhëheqjes sindikale e cila, sipas informatave të ministrit të financave të cilat i bëri publike se, ka keqpërdorime, shpenzime të pa kontrolluara edhe të vetë anëtarësisë sindikale, mjete të cilat duheshin të përdoren për programe e inovacione, për aftësim dhe ngritje të nivelit të kuadrit arsimor.

Pse frika nga hulumtimi i fakteve të shfrytëzimit të atyre mjeteve, ani pse ato janë të tyre.

Prandaj, dyert e shkollave te hapen sot sipas plan programit dhe fëmijëve t’u mundësohet fillimi normal i mësimit ndërsa, bisedat mos të ndërpriten duke kërkuar që ligji mbi pagat urgjentishtë të sillet në Kuvend dhe të miratohet sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të të interesuarve.

Larg qoftë, mos fillimi i vitit shkollor më 1 shtator, është krim ne vete, posaqërishtë ndaj fatosave kur edhe për herë të parë ta shijojnë Abetarën e Parë të Unifikuar gjatë historisë sonë të bujshme e të dhimbshme kombëtare.

Nxënës dhe prind, të gjithë në shkollë.

Hafiz Shala

New York

1 shtator 2022

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedoni, prej sot gjendje krize në energjetikë – hyjnë në fuqi masat për kursimin e rrymës

Story i radhës

“Dorezat e dyerve dhe dritareve u çmontuan, çelësat u hoqën.” Brutaliteti i 42-vjeçarit shqiptar ndaj gruas dhe 10 fëmijëve të tij

Të fundit nga

Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit. Sipas Rregullores

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë