Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit dhe ajo malazeze Buduçnosti i Podgoricës, luajtën pa gola (0:0) në derbin e javës së 12-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
Ndeshje u përshkrua me rivalitet e cila u zhvillua në stadiumin e Kom-it.
Tifozët e Buduçnostit, “Barbarët” shkaktuan incident në fillim të pjesës së parë dhe gjyqtari Millosh Savoviq u detyrua ta ndërpresë lojën për disa minuta.
Tifozët e Buduçnostit hodhën mjete piroteknike në fushë.
Kjo e detyroi Savoviqin që të dërgojë në dhomat e zhveshjes lojtarët e të dyja skuadrave. Pas një pushimi prej 10-15 minutash, ndeshja vazhdoi…
Deçiqi kryeson me 22 pikë por ka një ndeshje më shumë dhe dy pikë se Sutjeska në vend të dytë, ndërsa Buduçnosti renditet i treti me 19 sosh..