Deçani ka vazhduar me rezultate pozitive. Pasi e mposhti Trepçën në çerekfinale të Kupës, Deçani të shtunën mbrëma fitoi edhe në kuadër të Superligës B të hendbollistëve.
E mposhti Drenicën në Drenas me rezultatin bindës, 38:20.
Dallimi u bë që në pjesën e parë të cilën deçanasit e fituan me rezultat 21:9.
Fatlind Mazrekaj me 14 gola u dallua me efikasitet te Deçani. 6 i realizoi Albion Loshaj.
Bleard Zariqi shënoi 10 gola për Drenicën. 4 i kishte Driton Baliu.
Deçani udhëheq me 20 pikë pas 21 xhirove. Drenica është e treta.