Debuton Galaxy S22 Ultra, konfirmon fundin e linjës Galaxy Note

February 9, 2022
min lexim

Galaxy Note ka vdekur. Pas mese një dekade, Samsung zyrtarisht mbylli librin e një produkti që pasi rol transformues nga telefonët në phabletë. Brendi ende ekziston, por jo më si pajisje më vete.

“Ne jemi duke rimenduar Note, tashmë si një eksperiencë,” tha Samsung. Me Note që përfundimisht do të prehet në paqe, Samsung na prezantoi me pasardhësin në evenimentin Unpacked.

Linja Premium e rangut të lartë Galaxy S linë kishte në mesin e tij një binjak të Note, Galaxy S22 Ultra.

Është e vërtetë se kompania ka shpenzuar disa gjenerata Note dhe Galaxy S për të eliminuar diferencat mes tyre që kjo ditë të vinte. Galaxy S është rritur vazhdimisht në madhësi dhe kulmoi me përfshirjen e një lapsi S-Pen në modelin Ultra.

Megjithatë një laps S-Pen pa një portë nuk ishte e mjaftueshme për të justifikuar vrasjen e Note. Kështu Samsung solli S22 Ultra e cila ndan një AND me Note nga pamje, tek ndjesia që të jep në duar dhe tek skajet e rrumbullakosura.

Ka një njohje brendi më të fortë të Galaxy Note 22 sesa Galaxy S22. Por Samsung ka vendosur dhe beson se linja Galaxy S është aq e fuqishme sa të gllabërojë atë Note.

Linja Note ka qenë tejet efektive në popullarizimit e lapsit Stylus në një epokë post-iPhone. Lapsi mbetet karakteristikë vetëm e modelit Ultra duke ruajtur kështu përsëri një dallim mes Galaxy S dhe Note.

Me çmim prej 1,199 dollarësh, S22 Ultra qëndron mes Note 20 dhe Note 20 Ultra. Ekrani prej 6.8-inç QHD+ me frekuencë 120Hz dallon nga ekranet e S22+ dhe S22 në 6.6-inç dhe 6.1-inç respektivisht.

Në SHBA smartfoni ka procesorin Snapdragon 8 Gen 1 ndërsa në Evropë Exynos 2200 shoqëruar nga një bateri prej 5,000 mAh, 8GB RAM dhe 128 ose 256GB memorie.

Procesori i ri Exynos 2200 sjell bashkëpunimin e shumëpritur mes Samsung dhe AMD me grafikat RNDA Xclipse 920.

Në pjesën e pasme janë katër kamera të pasme. Një kamër 12-megapikse, një çift kamerash telefoto 10-megapiksel ku njëra ka zmadhim optik 100x, dhe një kamër kryesore 108-megapiksel. Kamera mund të realizojë video 8K me 24 frekuenca në sekond ose 4K me 60 frekuenca në sekondë.

Sistemi ka përmirësuar ndjeshëm fotot dhe videot në dritë të paktë. S22 dhe S22+ reduktojnë numrin e kamerave në 3, një kamër me kënd të gjerë, një kamër kryesore dhe një kamër telefoto 30x. Të tre smarfonët kanë kamera ballore 40-megapiksel.

Për mbrojtje të shtuar linja Galaxy S22 vjen me xhamin e ri Gorilla Glass Victus dhe kornizë prej alumini.

Modelet e reja mund të porositen nga dita e sotme ndërsa dalin në shitje më 22 Shkurt. Përveç modelit Ultra prej 1,199 dollarësh, S22 dhe S22+ kushtojnë 799 dhe 999 dollarë respektivisht.

Një treshe tabletësh u prezantua gjithashtu, Galaxy Tab S8, S8+ dhe S8 Ultra me çmime 699, 899 dhe 1,099 respektivisht. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të vazhdohet vendimi për ngrirjen e çmimeve? Përgjigjet Bekteshi

Story i radhës

Pasi konfirmuan lidhjen, Fifi dhe Adisi nuk na i kursejnë fotot si çift!

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë