Pasi konfirmuan lidhjen, Fifi dhe Adisi nuk na i kursejnë fotot si çift!

Fifi ka bërë gjithmonë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë

Gjatë një koncerti të mbajtur, Fifi është filmuar teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi, teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Mirëpo, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Fifi publikoi një foto ku shfaqet në makinë me Adisin dhe duken shumë të lumtur bashkë, ndërsa shkruan: “Paqe dhe Dashuri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Debuton Galaxy S22 Ultra, konfirmon fundin e linjës Galaxy Note

Story i radhës

Hasani: Kastrioti dakordohet për bashkëpunim me Samsun Gençlikspor-in

Të fundit nga