Dëbora “pushton” rajonin/ Mijëra familje pa energji elektrike në Athinë: Turp, kemi 9 orë pa drita

January 25, 2022
1 minut lexim

Reshjet e dëborës kanë goditur pothuajse gjithë Greqinë, duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkollat, qendrat e vaksinimit dhe parlamentin në Athinë.

Reshjet e dëborës të cilat përfshinë edhe ishullin e Kretës, bllokuan disa fshatra që lidhin kryeqytetin me fshatrat malorë si edhe lanë mijëra familje pa energji elektrike.

“Nuk kam drita që mbrëmë në orën nëntë, është ndërprerë. Turp, turp, turp, po të isha i ri do të isha larguar nga Greqia.”

Greqi

Temperaturat ranë deri në 14 gradë celsius nën zero. Athinasit shprehen ndër të tjera, se kryeqyteti nuk është mësuar me sasi kaq të mëdha bore.

Stuhia e madhe e dëborës, përfshiu edhe Stambollin të hënën duke anuluar qindra fluturime në aeroportin më të frekuentuar të Evropës.

Turqi

Një private të devijonin rrugët e bllokuara të Stambollit, të cilat u përfshinë nga trafiku i rënduar. Ditë më vonë, zyrtarët turq urdhëruan të gjitha automjetet

Disa shoferë e kaluan natën nëpër anët e autostradës, ose të paktën parkuan kuturu makinat e tyre, pasi rruga u bllokua nga dëbora.

“U nisa mbrëmë në orën 18:00 dhe u bllokova në kryqëzim. E kalova natën këtu. Nga ora 18:00 të së hënës, deri tani, nuk kam arritur të eci më shumë se 1 km. Ndërmjet orës 3 dhe 11 të darkës, prita në makinë me shpresën se trafiku do të lirohej, por nuk ndodhi. Ne nuk pamë asnjë kriposje të rrugës, gjë që do të na lejonte të ecnim në gjithë këtë vështirësi.”

Turqi

Autoritetet shtetërore urdhëruan mbylljen e autostradës, madje edhe dyqanet ushqimore u mbyllën për shkak të stuhisë së madhe.

Lindja e diellit u dha shpresë njerëzve se stuhia kishte kaluar, por parashikuesit e motit thanë se reshjet e dëborës do të riktheheshin të martën në mbrëmje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shenjat e zodiakut që vështirë mund të lëndohen

Story i radhës

A fitohet para duke pirë kafe? Shembet skema piramidale “BigCommerce+”

Të fundit nga

ShkoLartë