A fitohet para duke pirë kafe? Shembet skema piramidale “BigCommerce+”

Duke pirë kafe e duke i bërë 50 klikime në telefon fiton një përqindje të shitjeve online.

Kështu tashmë disa muaj shumë qytetarë u mashtruan nga platforma BigCommerce+.
Aty u investuan shuma të mëdha me shpresë se për disa ditë investimet do t’i dyfishojnë.
Por prej disa ditësh kjo skemë piramidale u shembë e shumë qytetarëve nuk po u jep fitimin e tyre. Shuma e parave mbeti vetëm shifra në numra.
Median Abazi që merret me cryptovaluta e ka kuptuar mashtrimin që po bënë ky aplikacion. Ai ka një mesazh për ata që investuan.

“Është edhe një problem tjetër që i kisha këshilluar të gjitha ata që kanë investuar tani në Bigcommerc ka mundësi që të shfaqet një fenomen që do të duhet të shti 10% ekstra vlerë që ti zhbllokohet llogaria tjetër që e posedojnë në kuletën e tyre. Mos bien pre e mashtrimeve të radhës nëse do të kërkohet një gjë e tillë”, tha ai.

Në studion e Click Plus mbrëmë ishin edhe dy njohës të fushës së informatikës për të treguar se çfarë realisht po ndodh me BigCommerc+.
Por a do të mund t’i kthejnë parat ata që investuan?

“A besoni që mund të kthehen? Unë për mendimin tim nuk besoj. Shpresoj të gjitha ato që kanë investuar në një mënyrë do ti kthejnë të hollat dhe nuk dua asnjëherë të them pesimist për investimet e të tjerëve por nuk e di koha do t’i tregoj”, u shpreh Isa Fida.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Haliti thotë se shteti mund të bllokoj IP adresën por kjo nuk do të mund të ndal mashtrimin, duke thënë se mashtruesit mund të hapin IP adresa tjera.

“Origjinën nuk e kanë këtu tek ne, e vetmja mundësi e ka shteti është të ju dërgoj kërkesë Internet servis provajderëve dhe ata ta bllokojnë një IP të caktuar. Ata që merren veshtë me informatikë e dinë që bllokimi i një IP adrese nuk do të thotë edhe aq shumë se mashtruesit vetëm e marrin një IP tjetër dhe vazhdojnë mashtrimin e tyre”, deklaroi Haliti.

Në internet kanë qarkulluar edhe disa fotografi ku shihen shuma të mëdha të investuara nga qytetarët.
Kjo skemë mashtrimi sipas mysafirëve në Click Plus më së shumti ka infektuar banorët e Maqedonisë së Veriut.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëbora “pushton” rajonin/ Mijëra familje pa energji elektrike në Athinë: Turp, kemi 9 orë pa drita

Story i radhës

Grubi, Osmani, Besimi, Bekteshi, Nuredini dhe Shaqiri: Rezultate optimiste nga Sofja

Të fundit nga