debora pushton rajonin mijera familje pa energji elektrike ne athine turp kemi 9 ore pa drita 61f008d749154

Dëbora “pushton” rajonin/ Mijëra familje pa energji elektrike në Athinë: Turp, kemi 9 orë pa drita

January 25, 2022
1 minut lexim

Reshjet e dëborës kanë goditur pothuajse gjithë Greqinë, duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkollat, qendrat e vaksinimit dhe parlamentin në Athinë.

Reshjet e dëborës të cilat përfshinë edhe ishullin e Kretës, bllokuan disa fshatra që lidhin kryeqytetin me fshatrat malorë si edhe lanë mijëra familje pa energji elektrike.

“Nuk kam drita që mbrëmë në orën nëntë, është ndërprerë. Turp, turp, turp, po të isha i ri do të isha larguar nga Greqia.”

Greqi

Temperaturat ranë deri në 14 gradë celsius nën zero. Athinasit shprehen ndër të tjera, se kryeqyteti nuk është mësuar me sasi kaq të mëdha bore.

Stuhia e madhe e dëborës, përfshiu edhe Stambollin të hënën duke anuluar qindra fluturime në aeroportin më të frekuentuar të Evropës.

Turqi

Një private të devijonin rrugët e bllokuara të Stambollit, të cilat u përfshinë nga trafiku i rënduar. Ditë më vonë, zyrtarët turq urdhëruan të gjitha automjetet

Disa shoferë e kaluan natën nëpër anët e autostradës, ose të paktën parkuan kuturu makinat e tyre, pasi rruga u bllokua nga dëbora.

“U nisa mbrëmë në orën 18:00 dhe u bllokova në kryqëzim. E kalova natën këtu. Nga ora 18:00 të së hënës, deri tani, nuk kam arritur të eci më shumë se 1 km. Ndërmjet orës 3 dhe 11 të darkës, prita në makinë me shpresën se trafiku do të lirohej, por nuk ndodhi. Ne nuk pamë asnjë kriposje të rrugës, gjë që do të na lejonte të ecnim në gjithë këtë vështirësi.”

Turqi

Autoritetet shtetërore urdhëruan mbylljen e autostradës, madje edhe dyqanet ushqimore u mbyllën për shkak të stuhisë së madhe.

Lindja e diellit u dha shpresë njerëzve se stuhia kishte kaluar, por parashikuesit e motit thanë se reshjet e dëborës do të riktheheshin të martën në mbrëmje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shenjat e zodiakut qe veshtire mund te lendohen 61f008b596044
Story i mëparshëm

Shenjat e zodiakut që vështirë mund të lëndohen

a fitohet para duke pire kafe shembet skema piramidale bigcommerce 61f00aef35284
Story i radhës

A fitohet para duke pirë kafe? Shembet skema piramidale “BigCommerce+”

Të fundit nga

Driloni reagon, godet Sarën!

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory. Në një sqarim

​VSCO sjell “moodboard” të fuqizuar nga AI

VSCO – platforma për editim fotosh dhe videosh, ka lançuar Canvas, një “moodboard” (pllakë inspirimi) bashkëpunues me inteligjencë artificiale (AI), që synon të ndihmojë fotografët dhe artistët në procesin krijues, shkruan Tech Crunch.

Operacioni “fshesa”

Bylisi ka nisur nga puna në merkato dhe së fundmi ka ndërprerë bashkëpunimin me katër prej lojtarëve të ekipit. Bëhet fjalë për portierin Klevis Hasanbelli, Kristo Mici, Laert Papa dhe Aleksandros Baci.
ShkoLartë