Debatoi me gruan, 56-vjeçari e priste me pushkë në duar te dera e shtëpisë

December 10, 2022
1 minut lexim

Policia e Heraklionit në Greqi ka marrë një denoncim të pazakontë të dhunës në familje.

Një 65-vjeçar ishte duke pritur me pushkë në duar gruan e tij të kthehej në shtëpi.

Sipas informacioneve të cretapost, ka qenë ora 02:30 e mëngjesit të së shtunës kur çifti ka pasur një sherr të ashpër brenda shtëpisë së tyre në një zonë në periferi të Heraklionit.

Sipas burimeve autoritare, 56-vjeçari ka sharë dhe kërcënuar  bashkëshorten e tij 54-vjeçare dhe ajo pa e menduar ka hapur derën dhe është larguar menjëherë nga shtëpia.

Disa orë më vonë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët u lajmëruan nga fqinjët.

Kur mbërritën në shtëpinë e çiftit kanë gjetur 56-vjeçarin duke mbajtur pushkën në duar.

56-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, u arrestua nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe shkeljes së ligjit për armët.

Policia po kryen hetimet përkatëse paraprake dhe pritet që çështja të kalojë në Prokurorinë e Heraklionit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dihen çiftet gjysmëfinaliste, ja kur dhe ku do të përballen

Story i radhës

Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë