Debati “Ronaldo vs Messi” do të përfundojë me 19 janar

1 minut lexim

Sipas raportimeve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo pritet të përballen në një miqësore me të gjithë yjet e futbollit në fillim të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht transferimit rekord të Ronaldos, që e bënë atë lojtarin më të paguar në histori me 200 milionë euro në vit te skuadra saudite Al-Nassr, dy superyjet e futbollit potencialisht mund të takohen në fushë pas vitit tëri.

Me betejat e tyre në “El Clasico”, të cilat për një kohë të gjatë janë në të kaluarën, do të jetë e çuditshme të shohësh këta dy futbollistë të ballafaqohen me njëri-tjetrin në një mjedis disi të pazakontë.

Siç bëhet e ditur, PSG e Messit do të luajë një ndeshje miqësore me një formacion të kombinuar të yjeve nga skuadrat saudite, Al Nassr dhe Al Hilal.

Përgjatë finaleve të kupave, ndeshjeve të La Ligas, Ligës së Kampionëve dhe takimeve me kombëtaret, dyshja janë takuar gjithsej 36 herë, me Messin që ka shënuar 22 gola dhe Ronaldon me 21 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rruga e Arbrit kthehet në ‘gangrenë’ për qytetarët, drejtuesit e mjeteve thirrje SPAK: Hetoni firmën dhe ministren Balluku!

Story i radhës

Situata me Covid-19 në vitin 2022 është stabilizuar pjesërisht, qarkullimi i virusit duhet monitoruar

Të fundit nga