Debati për Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor vazhdon nesër

Komisioni Kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive pasdite e vazhdoi mbledhjen e 43-të me debatin për Raportin Vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në diskutim janë përfshirë deputetët Panço Minov nga LSDM, Lupço Prenxhov nga GROM, Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM, e cila theksoi se Raporti është i qartë,  me të dhëna të sakta statistikore dhe pyeti nëse jep pasqyrë të plotë. Kaleska-Vançeva tha se në këtë raport nuk ka analizë të  arsyeve për disa gjendje.  Informon se ka statistika të azhurnimit të gjykatave, numrit të lëndëve, lëndëve të vjetra, por nuk ka analizë të vërtetë ose konkluzion  prej ku detyrohet ajo.  Pyeti pse  Gjykata Administrative është më e mosazhurnuar, pse katër gjykatat e Apelit janë të mosazhurnuara dhe se cila është arsyeja për mosazhurnimin e Gjykatës Supreme. Nëse ndërmjet arsyeve janë mungesa e kuadrit profesional, mungesa e gjykatësve ose ka diçka tjetër si procedura, natyra e lëndëve…

Sipas saj, duhet të mendohet dhe të shikohet nëse në të ardhmen raportet duhet të jenë në një formë të tillë.

Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhëne ndërmjet Bashkësive, për MIA-n deklaroi se  një pjesë e vërejtjeve janë dërguar  edhe në Kuvend. “Besojmë se duhet të ketë ndryshime edhe në pjesën e zgjidhjeve ligjore, risi sjellin rezultatet e reja të Regjistrimit sepse të gjitha strategjitë e deritanishme janë bërë në bazë të Regjistrimit nga viti 2002 për nevojat e gjykatave, për numrin e gjykatësve sipas nurmit të popullsisë…deklaroi Mirakovska.

Ajo tha se si problem real, i cili doli nga ndryshimi i Ligjit për marrëdhënie pune, është mosvazhdimi i shekullit të punës të gjykatësve deri në moshën 64 vjeçare. Kjo, siç tha, gjithashtu në ndonjë mënyrë bën problem në perceptimin dhe në vendimin të cilin e sjell Këshilli gjyqësor për numrin e dëgjuesve të rinj në Akademi dhe kjo është një mospërputhje.  Sipas saj, tani sipas këtij ligji ka nevojë për grup më të madh të dëgjuesve. “Njëra ishte perceptimi i bërë sipas ligjit të vjetër, ndërsa tërësisht tjetër është ajo që ndodh për momentin sipas ligjit të ri kur praktikisht numër më i madh i gjykatësve do të pensionohen, sepse në vend se në moshën 67 vjeç në pension do të shkojnë në moshën 64 vjeçare”, shtoi Mirakovska.

Mbledhja do të vazhdojë nesër, në orën 11:00, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë-tetë folës.

Story i mëparshëm

Nuk i’u dihet fundi, këngëtari kosovar mbulohet me para në Chicago

Story i radhës

Befason Hoxha Sadullah Bajrami: Banoret e parë të Xhehnemit do jene hoxhallarët! Ja pse? (VIDEO)

Të fundit nga