Debati për inceneratorin e Tiranës/ Bashkia sqaron fatin e procesit të nisur nga Basha

July 14, 2023
1 minut lexim

Bashkia e Tiranës ka sqaruar nëpërmjet zëdhënësve të saj në raportim të mediave në lidhje me procedurën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Bëhet fjalë për një raportim të gazetarëve të BIRN për të cilin nga Bashkia e Tiranës thuhet se është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se e vërteta është se Bashkia e Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha i ka kërkuar IFC një konsulentë mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve në landfillin e Tiranës.

IFC ka bërë një studim për këtë çështje dhe në vazhdim është paguar për studimi e saj. Më pas sqarohet se në kohën kur Veliaj nisi mandatin e tij të parë në vitin 2015 është gjetur se nuk ishte paguar kësti i fundit për IFC.

Pas pagesës si detyrim të Bashkisë, kërkoi nga Ministria e Financave nëse do ta aplikojë studimin e IFC për menaxhimin e landfillit. Për këtë, dy ministrat Shkëlqim Cani, dhe më pas Arben Ahmetaj, janë përgjigjur negativisht. Por konteksti i kërkesave nuk ka të bëjë me projektin e inceneratorëve, por me atë që propozonte IFC nga konsulenca e propozuar nga Basha.

Sipas bashkisë projekti i inceneratorit nis më 2016- 2017 nga Ministria e Mjedisit, pasi kishte shkuar propozimi i pakërkuar nga një kompani. Ndërkohë që kërkesa e Bashkisë së Tiranës, drejtuar ministrit të Mjedisit në vitin 2015, nuk flet për incenerim, por për rritjen e qelizave të reja në landfillin e Sharrës.

Është Ministria e Mjedisit, siç shikohet edhe në shkresën e ministrit të kohës, që bën të ditur se është konsideruar me interes publik oferta e pakërkuar e impianteve të mbetjeve që parashikon edhe incenerimin. E që më pas solli ndërtimin e impianteve të Elbasanit, Fierit e Tiranës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skënderbeu pret futbollistin shqiptar nga Italia

Story i radhës

Lushtaku: PDK-ja s’do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë