Debati për censin/Kreshnik Spahiu: Shqiptarët kanë ndryshuar etninë për pensionin

min lexim

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhilin” në Euronews Albania për të folur rreth censusit të banesave dhe popullsisë në Shqipëri. Ai tha se me anë të përcaktimit të fesë në këtë census mund të ketë një lloj devijimi etnik të personave.

Spahiu kujtoi se në Shqipëri ka qenë shumë i njohur fenomeni kur njerëzit kanë ndryshuar kombësinë vetëm e vetëm për të përfituar një pension.

“Realisht në brendësi po punohet që nëpërmjet përcaktimit të fesë të ketë një lloj devijacioni në identitetin etnik të personave. Por ne kemi pasur edhe një problem tjetër ligjor. Shqipëria ka pasur një ligj që nuk e ka i gjithë planeti, për të ndryshuar me vendim gjykate kombësinë.

Shqipëria i ka lejuar njerëzve që me një certifikatë apo vërtetim nga kisha të shkojë dhe të thotë se “unë nuk jam shqiptar i përkas një kombësie tjetër”, kjo ka ndodhur me mijëra raste për të përfituar 320 euro pension”,-tha juristi Spahiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Federata gjermane ende larg arritjes së marrëveshjes me Nagelsmann

Story i radhës

Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja me dronë e raketa gjatë natës

Të fundit nga