Debati mbi amandamentet e buxhetit përfundon të Hënën

December 9, 2022
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sonte e ka ndërprerë debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023 dhe vazhdimin e ka caktuar për të hënën.

 

Dita e sotme e gjashtë e debatit rreth amendamentit, u kalua në shqyrtimin e amendamenteve, shumica e të cilave i referoheshin ndërtimit të rrugëve rajonale, lokale dhe ujësjellësit.

Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar. Me njërin ka kërkuar transferimin e mjeteve financiare në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, i cili do të jetë i destinuar për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës teknike deri te deponia në Komunën e Novacit, ndërsa me një tjetër të ndahen mjete për zgjerimin e rrugës nga sheshi në Shtip deri te ura afër hotelit Oaza, me çka do ta lehtësojë qarkullimin në orët e pikut dhe do të rrisë sigurinë e këmbësorëve. Është pranuar edhe amendamenti i opozitës që kërkon zbatimin e projektit për burime alternative të furnizimit me ujë në Ohër.

Gjatë pjesës së pasdites së diskutimit, disa amendamente u tërhoqën nga propozuesit.

E hëna është dita e fundit nga debati i amendamenteve, pas së cilës Propozim-buxheti duhet të shkojë në seancë plenare.

Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë dorëzuar nga opozita VMRO-DPMNE.

Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324,8 miliardë denarë ose 12,6 për qind më të larta se në vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022. 

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdon mallkimi i Brazilit në Kupën e Botës

Story i radhës

Horoskopi 10 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Ивица Живковски од Куманово стана милионер. Тој е најновиот среќен добитник на МИЛИОНЕР џекпот добивката на Видеолотарија Касинос Австрија, кој освои 1.392.276 денари. Ивица Живковски од Куманово со среќа и возбудливи планови,
ShkoLartë