Debatet sot në Kuvend/ Fitim Zekthi: Rama është ezauruar, qeverisja e tij nuk ka çfarë bën më

July 20, 2023
1 minut lexim

Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëkohësisht analist, Fitim Zekthi I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për debatet sot në Kuvend, ku tha se qeveria Rama nuk ka çfarë të ofrojë më për shqiptarët.

Zekthi u ndal te çështja Ahmetaj, ku tha se kryeministri Edi Rama ka për të detyrë të japë shpjegime dhe të reflektojë, e në rast se nuk reflekton, të largohet.

“Këtu ka pushuar politika. Kryeministri duhet të japë shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi. Kur nuk reflektohet duhet të largohesh. Në botë kryeministër largohen për gabime shumë të vogla, se kështu funksionon demokracia.

Kjo qeveri ka dalë nga binarët dhe nuk meriton asnjë sekondë respektin e shqiptarëve, por edhe opozita është kaotike. Shqipërisë i duhet një opozitë e virtytshme, që nuk shan, bërtet e nuk fyen”, u shpreh ai.

Sakaq ai komentoi dhe mungesën e Ramës në Parlament, ku tha se duhet të japë llogari edhe pse është një figurë e ezauruar për shqiptarët.

“Nuk ka mundësi të ketë më asnjë përgjigje se ku është qeverisja në Shqipëri. Që nga viti 2013, Rama nuk ka çfarë të thotë më. Mund të dalë dhe të shajë opozitën dhe të thotë se s’ka përgjegjësi, por nga pikëpamja e politika normale ai ka pushuar së qenë një njeri që mund t’i thotë diçka shqiptarëve. Ai duhet të japë llogari çdo ditë para mediave, por nuk e ka bërë dhe i ka sharë. U ka thënë ‘kazani, kadriu,  etj.

Për administratën, veç efikase nuk është. Në çdo aspekt kjo qeveri nuk ka u rri më dhe Rama është ezuaruar.

Shqipëria, duke qenë se vjen nga komunizmi, politikanët  nuk e pranojnë dot që ka ndarje pushteti. Po të marrësh kriteret, kjo nuk është një Republike Parlamentare, por qeveriset nga krimi i organizuar, shërbimi klientelist”, u shpreh Zekthi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raport: Apple po zhvillon robotin bashkëbisedues AI për të rivalizuar ChatGPT

Story i radhës

Zemaj: Kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes, përgjegjës Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë