Komisioni i Medias, pas 3 orësh debatesh vendosi që të shtyjë shqyrtimin e amendamenteve për Akademinë e Shkencave.
Ndonëse mbledhja u shty për nesër, deputetët janë vënë në presion, pasi po tentohet nga ana e maxhorancës që mos të pritet një mendim dhe qëndrim nga Ministria e Arsimit, por të vijohet me amendamentet që i hapin rrugë një mandati të përjetshëm të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Teksa deputetët e opozitës kanë kërkuar dhe një mendim nga ana e Ministrisë së Financave sa i përket çështjes financiare që prek institucionin e Akademisë së Shkencave, ata kanë hasur me kundërshti nga kolegët socialistë, siç ishte rasti i Petro Koçit.
Mësohet se ky i fundit ishte tërhequr nga disa nene të projektligjit për ASH-në. Sipas Koçit, projektligji përmirësohej në komision dhe jo përmes mendimeve nga ana e institucioneve siç është në këtë rast Ministria e Arsimit apo ajo e Financave.