Debate në parlament për miratimin e rezolutës pro Ukrainës. Balla: Të shkojmë direkt në votim. Berisha: Propozim absurd!

Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës u shoqërua me debate në seancën plenare të kësaj të hënë. Shkak për këtë u bë propozimi i kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, për të shkuar direkt në votim, pasi vetë rezoluta ka brenda mesazhin e fuqishëm në mbështetje të Ukrainës.

Kjo gjë nuk u pranua nga deputeët e Komisionit të Rithemelimit të cilët kërkuan të respektohej procedura dhe të zbatohej lista e personave të planifikuar për të marrë fjalën në seancë.

Pjesë nga diskutimet:

Taulant Balla: Unë mendoj se është një çështje që më shumë se çfarë themi është çfarë bëjmë. Do t’i kërkoj dy kryetarëve të tjerë të grupeve parlamentare ta kufizojmë diskutimin dhe të shkojmë direkt në votim, pasi ajo rezolutë ka gjithë mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë.

Sali Berisha: Diskutimi është i planifikuar dhe është shpallur një listë. Propozime të tilla absurde duhet të marrin fund, prandaj ju lutem është shpallur një listë dhe respektoni procedurën. Askush s’ka të drejtë t’i imponojë deputetin të tërheq diskutimin e tij.

Enkelejd Alibeaj: Ne kemi rënë dakord që të kishim një numër të caktuar diskutantësh, ka ngelur zoti Leskaj dhe për ne është gjithçka ok.

Nuk mund t’i hiqni fjalën deputetëve, nuk keni të drejtë ta bëjmë këtë punë. Kjo do të thotë që nuk kemi parlamentarizëm në Shqipëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Netflix ndërpret shërbimin në Rusi

Story i radhës

Mjaft është mjaft: Serbët në Veri ose të paguajnë ose t’u ndërpritet rryma!

Të fundit nga