debate ne greqi per dronin ukrainas ne lefkada aludohet se mund te jete nisur nga porti i vlores 6a01bef402125

Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës

May 11, 2026
1 minut lexim

Debat dhe shqetësim vazhdon të shkaktojë në Greqi rasti i dronit detar të tipit ukrainas që u gjet pranë Lefkadës, i mbushur me eksploziv.

Sipas reportazhit investigativ të televizionit privat STAR, autoritetet greke po përqendrojnë hetimet në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak: portin e Vlorës në Shqipëri dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.

Sipas të njëjtit reportazh, të dyja zonat konsiderohen pika me interes strategjik për lëvizjet në Mesdhe, ndërsa për Libinë përmendet edhe prania e ekspertëve ukrainas të dronëve dhe personelit ushtarak. Autoritetet greke po përpiqen të kuptojnë rrugën që ndoqi droni, mënyrën se si përfundoi në Detin Jon dhe nëse objektivi i tij ishte një autokolonë ruse anijesh që lëvizte ditët e fundit në Mesdhe.

Pamjet satelitore që publikoi TV STAR tregojnë lëvizjen e anijeve ruse në jug të Kretës dhe Maltës. Analistë ndërkombëtarë dhe ekspertë të sistemeve pa pilot vlerësojnë se droni mund të ishte projektuar për të goditur këto anije në ujërat ndërkombëtare. Sipas specialistit Vaggelis Xanthakis, bëhet fjalë për një “torpedo të telekomanduar sipërfaqësore”, e aftë të shkaktojë dëme shumë të mëdha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ymeri flet per mungesen ne tubimin e bashkimit te ldk se 6a01be8aa9ba3
Lajmi i mëparshëm

Ymeri flet për mungesën në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

zelensky rreth 20 vende jane te interesuara ne marreveshje per drone me ukrainen 6a01bf3e03434
Lajmi i radhës

Zelensky: Rreth 20 vende janë të interesuara në marrëveshje për dronë me Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë