Mbrojtësi holandez i Manchester United, Matthijs de Ligt ka folur për momentin e skuadrës pas humbjes 0-3 kundër Tottenhamit:
“Deri më tani nuk kemi grumbulluar shumë pikë. Kjo reflektohet në besimin e të gjithëve. Çdo lojtar e di se besimi është një nga gjërat më të rëndësishme në futboll. Kemi gjithashtu një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe është e qartë se ka gjëra që mund të përmirësohen”.
Ten Hag duket gjithnjë e më shumë nën presion, por De Ligt thotë:
“Unë nuk e kuptoj këtë. E shoh që ai mbetet i qetë, vazhdon të bëjë të njëjtat gjëra. Është ende në gjendje të motivojë lojtarët. Futbolli është gjithashtu një sport i veçantë. Ai mund të shkojë në favorin tuaj dhe më pas, nga hiçi, mund të shkojë keq. Në këtë moment shpesh na shkon keq. Edhe kundër Tottenhamit, kur ishim 1-0, ne patëm mundësitë tona për të barazuar”.
De Ligt ka bashkëpunuar me sukses me Ten Hag te Ajax: “Qasja është kryesisht e njëjtë. Vetëm se konkurrenca e Ajax në Eredivisie është shumë e ndryshme nga ajo e Premier League. Këtu kërkohet shumë më tepër nga ju si ekip.
Pothuajse çdo ekip këtu ka një trajner që është në një nivel të caktuar”.
Burimi: botasot.info