De La Fuente paralajmëron Lamine Yamalin

min lexim

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas kampionatit të shkëlqyer europian të luajtur me kombëtaren spanjolle, nën drejtimin e trajnerit Luis De La Fuente.

Pak më shumë se një javë pas fitores ndaj Anglisë së Southgate, De la Fuente foli për të ardhmen dhe rrugën e rritjes që duhet të ndjekin talentet si ylli i ri Barcelona-s.

Gjatë një bisede të gjatë me Marca-n, trajneri spanjoll u fokusua në pozicionin aktual të Lamine Yamal, duke i bërë thirrje që të mos hutohet nga lavdërimet e tifozëve dhe ekspertëve:

“Ai u shoqëruar shumë mirë nga veteranët e kombëtares, në çdo moment e kanë përkrahur dhe ne i kemi thënë gjithmonë: duhet të qetësohesh, të kesh durim, është rrugë e gjatë sepse të njëjtët që të bëjnë lajka dhe të lavdërojnë nuk do të ke turp të thonë të kundërtën.

“Ai duhet të piqet, edhe pse është shumë i pjekur për moshën e tij. Më shumë se të rinjtë e tjerë.

Këto përvoja e ndihmojnë atë të rritet. Ai duhet të forcohet në një nivel personal, të vazhdojë të rritet si person, të fitojë vlera. Kështu ai do të rritet profesionalisht”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ofensiva e regjimit në Beograd me ndihmën e Kishës Serbe: Qëllimi është të poshtërohet BeH dhe të portretizohet Sarajeva si një qendër destabiliteti

Story i radhës

Adele fejohet me Rich Paul-in!

Të fundit nga